Certifikohen 111 hetues policorë për përdorimin e data-bazës për rastet e dhunës në familje

08 dhjetor 2023 | 16:33

Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Ministria e Drejtësisë ka bërë lansimin e tri moduleve të reja të integruara në data-bazën për evidentimin e rasteve të dhunës në familje”.

Po ashtu, në këtë ngjarje janë shpërndarë edhe certifikata për 111 hetuesit policorë të cilët janë certifikuar për përdorimin e aplikacionit të Data-bazës për evidentimin e rasteve të dhunës në familje.

Me këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kjo data-bazë është shembull për rajonin edhe vendet e tjera.

Ajo ka thënë se institucionet e tjera janë duke futur të dhënat e tyre në këtë data-bazë, po që gjykata edhe prokuroria po ka probleme për futjen e të dhënave në të.

Më tutje, Haxhiu ka thënë se në këtë data-bazë do të bëhet gjenerimi i statistikave në nivel të rasteve të dhunës në familje, “gjenerimi i statistikave sipas numrit të vikamave, gjenerimi i statistikave sipas numrit të kryerësve të dhunës në familje e disa të dhëna të tjera”.
Ndërsa Nuno Queiros, përfaqësues i UNDP-së, ka thënë se këto module do të jenë shumë të rëndësishme.

Në anën tjetër, Arbensh Avjazi, nënkolonel në Policinë e Kosovës, ka thënë se me vendosjen e këtyre tri moduleve është hapur rruga për një shoqëri me të sigurt, raporton “EO”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier është takuar me ambasadorin…