Certifikohen 20 të mitur në Qendrën Korrektuese të Lipjanit
Pas projekteve ideore dhe planifikimeve të projekteve të zhvilluar më parë, të cilat kanë qenë të punuara nga të miturit në kuadër të programit UP-SHIFT, të organizuara nga Unicef dhe IPKO-Fondation, 20 të mitur nga QEKL së bashku me mentorët kanë përfunduar fazën e implementimit të projekteve nga teoria në praktikë për programet; Rrobaqepësi, Grafik-Dizajn, Floktari, TI dhe Kulinari, me ç`rast pas përfundimit të këtij projekti janë certifikuar.
Përmes këtyre programeve, të miturit kanë arritur të marrin njohuritë për të vepruar të pavarur në zbatimin dhe implementimin e programeve në fjalë, dhe gjithashtu të përdorin njohuritë në të ardhmen për punësimin e tyre, pse jo të hapin edhe biznese të tyre private.
E me qëllim të rritjes e higjienës dhe parandalimin e infektimit nga pandemia Covid 19 Organizata Unicef dhe partneret e saj ipkofondation, kanë dhuruar për QEKL-në edhe material dezinfektues.
Programin UP-SHIFT, së bashku me Unicef dhe IPKO-Fondation është implementuar nga zëvendësdrejtori i QEKL-së z. Fitim Bërbatovci thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektuese të Kosovës.