Certifikohen 84 pjesëtarë të Policisë së Kosovës
17 maj 2019
| 11:28
Në bazën e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë të Istogut është bërë certifikimi i zyrtarëve policorë të kësaj njësie.
Në këtë organizim ishin të ftuar udhëheqës të policisë në krye me drejtorin e përgjithshëm, Rashit Qalaj.
Nga e premtja 84 pjesëtarë të policisë do të shërbejnë në Njësinë Speciale pas trajnimit 10 javor të mbajtur për herë të parë në këtë modul.
Në mesin e të certifikuarve ka edhe pjesëtarë të komuniteteve.