Certifikohen edhe 2 799 vëzhgues për zgjedhjet e 6 tetorit
24 shtator 2019
| 14:50
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar edhe 2 799 vëzhgues nga organizatat joqeveritare dhe mediet për zgjedhjet e 6 tetorit.
Drejtori ekzekutiv i Zyrës për regjistrim të partive politike dhe certifikim, Yll Byleshkaj, ka bërë me dije se afati akreditimin e vëzhgueseve do të jetë deri të premten.
“Sot rekomandojmë certifikimin e 2 799 vëzhguesve, akreditimin e OJQ-ve vendore nga ‘Kontakt Plus Radio”, 10 nga ‘Telegrafi’. Lista Serbe 22 vëzhgues, dhe me këtë janë 382 vëzhgues të akredituar. Afati për akreditim është deri këtë të premte në orën 18:00”, ka thënë Byleshkaj.
Ndërsa Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, ka thënë se kanë shqyrtuar edhe disa kërkesa të partive politike për zëvendësimin e anëtarëve.