
Certifikohen pjesëtarët e FSK-së të “Njësisë për Siguri Fizike”
Në Brigadën e Reagimit të Shpejtë është mbajtur ceremonia e certifikimit të 198 pjesëtarëve, të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin “Njësia për Siguri Fizike”.
Në ketë ceremoni të certifikimit morën pjesë Ministri i Mbrojtjes zoti Rrustem Berisha gjeneralmajor Gzim Hazrolli, gjeneralbrigade Fadil Hadergjonaj dhe komandantë të batalioneve të Brigadës të Reagimit të Shpejtë.
Ministri i Mbrojtjes zoti Rrustem Berisha në fjalimin e tij i ka uruar të posa certifikuarit për suksesin e treguar gjatë trajnimit, duke vlerësuar lartë rendësinë e kësaj njësie si komponent e domosdoshme për rritjen në shkallë edhe më të lartë të sigurisë fizike të kazermave të FSK-së, pronës dhe objeketeve të saj. Ministri Berisha me këtë rast ju ka uruar mirëseardhje në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke ju uruar sukses në punë dhe jetën familjare.