Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve për Komunën e Kllokotit

05 nëntor 2021 | 16:51

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Komunën e Kllokotit janë certifikuar të premten në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Kjo është bërë pasi Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e Listës Serbe.

“Ne sot kemi pranuar vendimin prej Gjykatës Supreme e cila e ka refuzuar ankesën e Listës Serbe. Andaj ka marrë fund edhe procesi ankimor për Komunën e Kllokotit. Atëherë për kryetar komune në raundin e dytë do të shkojnë kandidatët Vladan Bogdanoviq nga subjekti politik Serbska Lista me 41.01 për qind dhe Strahinja Spasiq nga subjekti politik Serbska Nagsllogq GI Srpska Narodna Sloga-GI SNS me 36.33 për qind. Me tetë vota për, certifikohet rezultati për kryetar komune në Kllokot”, ka thënë kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Kllokoti është komuna e vetme me shumicë serbe që shkon në balotazh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e ushqimeve në gjithë botën kanë arritur nivelin më…