Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 17 tetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet për rundin e parë për kryetar në shumicën e komunave të Kosovës, duke lënë kohë për certifikim në Shtime, Ferizaj, Podujevë e Kllokot për shkak të ankesave.
Edhe Hani i Elezit ka mbetur pa certifikim deri në përgatitjen e plotë të dokumentacionit, ka bërë me dije kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Në Komunën e Deçanit ka fituar Bashkim Ramosaj i AAK-së me 9 843 vota ose 64.90 për qind.
Në Mitrovicën e Jugut ka fituar Bedri Hamza i PDK-së me 16 566 vota ose 53.69 për qind.
Në Leposaviq ka fituar Zoran Todiq nga Lista Serbe me 9 065 vota ose 97.85 për qind.
Lipjanin e ka fituar Imri Ahmeti i LDK-së me 15 541 vota ose 56.42 për qind.
Novobërda është fituar nga Sasa Milosheviq nga Lista Serbe me 3 548 vota ose 63.19 për qind.
Peja është fituar nga Gazmend Muhaxheri i LDK-së me 23.426 vota ose 60.49 për qind.
Në Komunën e Shtërpcës ka fituar Dalibor Jevtiq nga Lista Serbe me 4 148 vota ose 59.70 për qind.
Në Suharekë Bali Muharremaj i AAK-së ka marrë 14 483 ose 51.30 për qind, duke e fituar këtë komunë.
Në Skenderaj ka fituar Fadil Nuraj i PDK-së me 13 123 vota ose 57.89 për qind.
Zubin Potokun e ka fituar Srdjan Vuloviq nga Lista Serbe me 3 225 vota ose 83.53 për qind.
Zveçani është fituar nga Dragisha Miloviq nga Lista Serbe me 5 394 vota ose 98.43 për qind.
Graçanica është fituar nga Liljana Subariq nga Lista Serbe me 6 506 vota ose 77.93 për qind.
Ranillugu është fituar nga Katarina Ristiq nga Lista Serbe me 2 427 vota ose 100 për qind.
Parteshi është fituar nga Dragan Petkoviq nga Lista Serbe me 1 684 vota ose 73.35 për qind të vota.
Mitrovica e Veriut është fituar nga Milan Radojeviq nga Lista Serbe me 10 833 vota ose 91.12 për qind.
Komunat që shkojnë në balotazh:
Komuna e Gjakovës ka shkuar në balotazh mes Ardian Gjinit të AAK-së i cili ka marrë 18 973 vota ose 45.76 për qind dhe Mimoza Kusari-Lilës së Vetëvendosjes me 15 426 vota ose 37.20 për qind.
Në Komunën e Gllogovcit gjithashtu do të ketë balotazh mes Ramiz Lladrovcit të PDK-së i cili ka marrë 10 419 vota ose 45.50 për qind dhe Driton Ajazit nga Demokratët për Drenasin me 6 984 vota ose 30.50 për qind.
Gjilani gjithashtu do të shkojë në balotazh me Lutfi Hazirin nga LDK-ja i cili ka marrë 18 546 vota ose 43.51 për qind dhe Alban Hysenit nga LV i cili ka marrë 19 057 vota ose 44.71 për qind.
Dragashi në balotazh do ta ketë Bexhet Xheladinin nga LDK-ja me 4 887 vota ose 35.69 për qind dhe Shaban Shabanin nga PDK-ja me 4 459 vota ose 32.56 për qind.
Në Istog në balotazh takohen Ilir Ferati i LDK-së me 7974 vota ose 41.09 për qind dhe Bekë Berisha nga AAK-ja me 5140 vota ose 24.49 për qind.
Në Kaçanik në balotazh shkojnë Besim Ilazi nga PDK-ja me 7111 vota ose 44.67 për qind dhe Jeton Raka nga LVV me 5311 vota ose 33.36 vota.
Në Klinë në balotazh shkojnë Zenun Elezaj nga AAK-ja me 7531 vota ose 43.33 për qind dhe Esat Raci nga PDK me 4766 vota ose 27.42 për qind.
Në Fushë Kosovë shkojnë Burim Berisha i LDK-së me 7 966 vota ose 49.72 për qind dhe Enver Bajcinca nga LVV me 4 098 vota ose 25.58 për qind.
Në Kamenicë në raundin e dytë shkojnë Qendron Kastrati nga PSD me 5 408 vota ose 32.52 për qind dhe Kadri Rahimaj nga LV me 5 156 vota ose 31.01 për qind.
Komuna e Obiliqit shkon në balotazh mes Xhafer Gashit nga Iniciativa Qytetare për Obiliq me 5 975 vota ose 48.12 për qind me Halil Thaçin e LVV-së me 2 507 vota ose 20.19 për qind.
Në balotazh në Rahovec takohen Smajl Latifi i AAK-së me 10 144 vota ose 47.18 për qind dhe Visar Korenica i VV-së me 5 341 vota ose 24.84 për qind.
Prishtina gjithashtu shkon në balotazh mes Arben Vitisë së LV-së me 36 818 vota ose 45.54 për qind dhe Përparim Ramës së LDK-së me 25 252 vota ose 29.17 për qind.
Në balotazh në Prizren takohen Mytaher Haskuka i LVV-së me 24 378 vota ose 40.41 për qind dhe Shaqir Totaj nga PDK-ja me 18 919 vota ose 31.36 për qind.
Në Viti në balotazh shkojnë Sokol Haliti i LDK-së me 8 326 vota ose 41.30 për qind dhe Arsim Ademi i LVV-së me 6 955 vota ose 34.50 për qind.
Në Vushtrri në balotazh kanë shkuar Ferit Idrizi i PDK-së me 10 247 vota ose 34.81 për qind dhe Xhafer Tahiri i LDK-së me 9 956 vota ose 33.82 për qind.
Malisheva shkon në balotazh mes Ekrem Kastratit nga Nisma Socialdemokrate me 7 548 vota ose 34.08 për qind dhe Isni Kilaj i PDK-së me 6 383 vota ose 28.82 për qind.
Juniku shkon në balotazh mes Agron Kuçit nga AAK-ja me 1 419 vota ose 45.19 për qind dhe Ruzhdi Shehut të LDK-së me 1 319 vota ose 42.01 për qind.
Mamusha shkon në balotazh me Abdulhadi Krasniqi nga Kosova Demokratik Turk Partisi me 1 430 vota ose 48.92 për qind dhe Arif Butuqi nga Kosova Adalet Turk Partisi me 1 080 vota ose 36.95 për qind.