Certifikohen rezultatet zgjedhore për kryetarë të katër komunave në veri

28 prill 2023 | 12:45

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar të premten rezultatet e zgjedhjeve për kryetarë të katër komunave veriore. Rezultatet janë certifikuar pasi nuk ka  pasur asnjë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP).

Në bazë të këtij rezultati, komunë e Mitrovicës Veriut dhe atë të Leposaviqit kanë fituar kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, konkretisht Erden Atiq dhe Lulzim Hetemi.

Kurse komuna e Zveçanit dhe ajo e Zubin-Potokut janë fituar nga kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës, respektivisht Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri.

Zgjedhjet në veri të dielën e kaluar janë mbajtur në mënyrë të qetë.

Ndonëse në aspektin ligjor ato ishin në rregull, kontestimi i tyre po bëhet në aspektin politik për shkak të pjesëmarrjes shumë të ulet të qytetarëve dhe bojkotimit nga komuniteti serb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është vrarë të premten në orët e paradites…