Certifikohen tre kandidatët për deputet të LV-së që do të marrin pjesë në zgjedhjet në Shqipëri
Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri ka certifikuar tre kandidatë për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 25 prill.
Iliaz Shehu është caktuar për Qarkun e Lezhës, Kreshnik Merxhani për Qarkun e Gjirokastrës dhe Boiken Abazi për Qarkun e Tiranës.
“Tre kandidatët u mbështetën prej mijëra qytetarëve nga të tre qarqet. Ata ndërthurin parimet e vlerat kolektive të aktivistëve të Lëvizjes, idealin shoqëror e kombëtar dhe përpjekjen për zhvillim e drejtësi, me përgatitjen intelektuale e profesionale, dhe gatishmërinë për angazhim në dobi të vendit. U urojmë suksese Boikenit, Kreshnikut dhe Iliazit, dhe gjithë aktivistëve e simpatizuesve të Lëvizjes, në Shqipëri e kudo”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje – Qendra në Shqipëri.