Çështja e Asociacionit, Abazi, Kurtit: Çka je sot kryeministër, a je serbofil?

03 nëntor 2023 | 13:43

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht deputet i pavarur, Haki Abazi tha sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se nuk ka torturë më të madhe se të dëgjojë ligjërime për marrëveshjet e së kaluarës për demarkacionin dhe asociacionin.

Abazi pati edhe një gjëegjëzë për “ata që kanë kartelën e LV-së”.

“Si quhet një gjë që është vetmenaxhim sipas pikës 7 të marrëveshje e ndërlidhur me pikën 10. E tmerrshme… A e dini se ku keni ra…. keni ra në pamundësi për të argumentuar në fakt se çka po ndodhë…”, u shpreh Abazi.

Ai po ashtu përmendi deklaratat e mëhershme se janë serbofil kryeministrat që pranojnë Asociacionin.

“Serbofil janë kryeministrat që pranojnë Asociacionin, çka je sot kryeministër? A je serbofil”, u shpreh Abazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot…