Çështja e Avdijajt dhe Zenelit? Flet Bajram Shala
02 shtator 2024
| 14:30
Menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bajram Shala ka folur rreth çështjes së Donis Avdijajt dhe Besfort Zenelit.
“Çështja e Donis Avdijaj është e mbyllur që një kohë të gjatë për shkak të një incidenti të mëparshëm dhe ka qenë një vendim intern i federatës për çështjen e tij. Tani fokusi ynë është tek futbollistët që janë këtu. Sa i përket Besfort Zenelit ai e ka pasur ftesën e trajnerit për këtë grumbullim, por ka vendosur të mos jetë pjesë e ekipit. Ne do të vazhdojmë të flasim me të dhe me familjen e tij për të ardhmen”, ka thënë Shala.