Çështja e dinarit, Shala i PDK-së: Kryeministër, kush e lëshojë bajrakun?
12 shkurt 2024
| 17:02
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka reaguar pas njoftimit të Bankës Qendrore e Kosovës (BQK), e cila ka bërë me dije se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj, e cila e ndalon përdorimin e dinarit serb mund të zgjasë deri në tre muaj.
Me këtë rast, Shala ka thënë se kryeministri Albin Kurti për këta tre muaj të tranzicionit harron se Kosova ka Kushtetutë.
“BQK-ja për tre muaj shtyri përdorimin e dinarit! Për këta tre muaj Kryeministri harron që Kosova ka Kushtetutë. Për këta tre muaj Kryeministri ka kohë që të prodhojë një krizë tjetër. Për tre muaj ka kohë të përgatisë militantët për krizën improvizuese të ardhshme. Kryeministër, kush e lëshojë bajrakun?”, ka shkruar Shala në “Facebook”.