Çështja e presidentit, Abrashi: Nëse nuk ka zgjidhje, në janar përgatitemi për zgjedhje

13 dhjetor 2020 | 13:21

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë se nëse partitë nuk merren vesh për zgjedhjen e presidentit, atëherë vendi në janar shkon në zgjedhje parlamentare.

“Nëse nuk ka zgjidhje, në janar përgatitemi për zgjedhje”, ka thënë Abrashi.

Më tutje, Abrashi ka thënë se zgjedhjet duhet të përfundojnë para marsit, kur vendi duhet ta ketë presidentin e ri.

“LDK-ja ka një organizim të mirëfilltë nëpër degë dhe nëndegë nëpër komuna. Kryetari Mustafa e ka bërë të qartë që në qoftë se nuk ka zgjidhje shumë shpejt, gjatë fillim janarit ne duhet të përgatitemi ose po rrëshqasim drejt zgjedhjeve, sepse ato duhet të përfundojnë më herët në mënyrë që vendi të mos mbetët pa president, pasi ushtruesja e detyrës e ka një afat gjashtëmujorë, kështu që do të shfaqeshin problemet se kush do t’i certifikojë zgjedhjet por edhe problemet tjera që mund të lindin nga jo stabiliteti politik”, ka thënë Abrashi në një intervistë për “Kosovapress”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendësministri i Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka…