Çështja e presidentit, Hoti: Nuk përjashtohet shkuarja në zgjedhje
16 dhjetor 2020
| 16:55
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur përsëri rreth zgjedhjes së presidentit të vendit.
Hoti në konferencë për media pas takimit me drejtuesit e odat ekonomike të Kosovës ka deklaruar se nuk përjashtohet mundësia e shkuarjes në zgjedhje.
“Jemi në përpjekje për të tejkaluar situatën për takim. Nuk përjashtohet edhe mundësia e organizimit të zgjedhjeve”, ka thënë Hoti.