Çështja e shamisë në shkolla, ish-këshilltari i Kurtit padit Ministrinë e Arsimit
29 shtator 2022
| 15:54
Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha, ka paditur Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Kjo padi e Berishës, ka të bëjë në lidhje me atë që ai vetë e quan, heshtje administrative.
Ish-këshilltari i Kurtit, ka thënë se mbetet me shpresën se gjykata kompetente do ta trajtojë objektivisht padinë e dorëzuar.