Çështja e teksteve shkollore për nxënësit, Haradinaj: Kur është boll për Kurtin?!
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se është detyrë e qeverisë që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit.
Ai ka thënë se çdo justifikim për dështimin e sigurimit të teksteve shkollore është dështim i qeverisë.
Në këtë kontekst, Haradinaj ka pyetur se kur është boll për kryeministrin Albin Kurti.
“Është detyrë e qeverisë dhe e askujt tjetër që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e Kosovës. Çdo justifikim për këtë dështim është qesharak. Çfarë duhet të ndodh tjetër që Kurti ta kuptojë që ai dhe qeveria e tij janë kthyer në dëm për Kosovën? Çfarë faji i kanë prindërit e nxënësit që po i poshtëron me tekste shkollore. Sikur nuk u mjaftoi poshtërimi që i’u bënë mësimdhënësve me paga. Kur është boll për Kurtin?!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.