Çështja e Trustit është jetike për qytetarët
23 qershor 2022
| 10:24
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se çështja e Trustit është jetike për qytetarët.
Ai ka theksuar se ka marë me qindra thirrje telefonike për këtë çështje.
“Gjendja është e rëndë në terren, kryeministër, qytetarët kanë nevojë për ndihmë e jo për retorikat tuaja boshe!”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.