Çështja është serioze, ktheni sytë kah Italia dhe Spanja
20 mars 2020
| 09:35
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi një shtetrrethim njëjavor lidhur me lëvizjet e qytetarëve në përpjekje për ta ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Masa duhet të nënshkruhet nga qeveria dhe do të hyjë në fuqi brenda natës. “Është një kërkesë e detyrueshme. Nëse dikush mendon se po e ekzagjeroj, duhet t’i shohë fotografitë nga Spanja dhe Italia. Atje nuk do të kujdesen më për të sëmurët, por po transportojnë trupat e viktimave në automjete ushtarake”, deklaroi ai.
Ndër të tjera, Netanyahu shtoi se urdhrat e emergjencës që do të miratohen nga qeveria përcaktojnë se qytetarët nuk mund të largohen nga shtëpitë, përveçse për të blerë sende ushqimore ose të marrin trajtim mjekësor.