Çështja Januzi dhe Bahtijari, ZPS-ja do ta dorëzojë dosjen paraprake deri më 2 shkurt 2024
03 nëntor 2023
| 13:02
Të premten është mbajtur konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj Sabit Januzit dhe Ismet Bahtjarit.
Sa i përket kësaj çështje, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka bërë me dije se do ta dorëzojë dosjen paraprake deri më 2 shkurt 2024.
“Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Januzi dhe Bahtijari, gjykatësi i procedurës paraprake, Nikola Giju, me vendim gojor urdhëroi Prokurorinë që deri më 2 shkurt 2024 të dorëzojë dosjen paraprake”, ka njoftuar ZPS-ja.