Çështje javësh lëshimi në funksion i fabrikës së ujit në Talinoc të Muhaxherëve
23 maj 2021
| 13:33
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë me dije se është çështje javësh përfundimi i punimeve dhe lëshimi në funksion i fabrikës së ujit në Talinoc të Muhaxherëve.
Ai ka thënë se ky është një projekt strategjik e jetësor që i jep zgjidhje furnizimit me ujë të pijshëm fshatrave Sojevë, Dardani, Zllatar, ndërsa rrit kapacitetin e furnizimit me ujë të pijshëm edhe për fshatrat Talinoc i Muhaxherëve, Fshat i Vjetër, Bibaj dhe zona të tjera të qytetit.