Çështje orësh zyrtarizimi i Ancelottit në Everton

18 dhjetor 2019 | 14:21

Carlo Ancelotti ka arritur marrëveshje me skuadrën e Evertonit, por mungon vetëm zyrtarizimi përshkak se Napoli ende nuk e ka prishur marrëveshjen kontraktuale që mban ende lidhur me ish-skuadrën e tij teknikun italian.

Ancelotti ka rënë dakord që të drejtojë Evertonin për 4.5 vitet e ardhshme, nga e cila do të përfitojë një rrogë të çmendur: 11.5 milionë paund në vit, plus 2.5 milionë për çdo sezon që “Toffees” do të mbijetojnë në Premier Ligë.

Kjo do ta bëjë atë trajnerin e katërt më të paguar në Anglisë, pas Pep Guardiolës (20 milionë paund), Jose Mourinhos dhe Jurgen Kloppit (15 milionë paund).

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tifozët kanë qenë në kërkim të lajmeve për gjendjen shëndetësore…