ÇËSHTJET E PA MBYLLURA TË SË KALUARËS, MBYLLIN RRUGËT E SE ARDHMES

01 gusht 2021 | 08:34

Shkruan: Hisen Berisha

(Shengeni Vuçiq-Rama alias Marrëveshja 1946/48 Tito-Enver)

E tashmja e qeverisjes në Shqipëri dhe në Kosovë është e kaluara jonë faktikisht.

Implementimi i Shengenit Rama – Vuçiq dhe SEFTA e Kurtit, që janë të njëjta në qëllim, janë kthim në të kaluarën. Pra në kohen e hegjemonisë serbe në rajon e me theks mbi Kosovën. Kësaj radhe ky hegjemonizëm do të rishtrihet edhe mbi Maqedoninë e brishtë dhe Malin e zi në krizë të ekzistencës apo ekzistencën e garantuar me faktin se është anëtare e NATO dhe partneritetin garantues të SHBA. Përndryshe auto udha që po ndërtohet nga Bari – Boljare deri në Beograd, duke u shtrirë nëpër trevat që kryesisht përbëjnë trevat e muhaxhirëve që sot jetojnë të shpërngulur në Kosovë e gjetiu, është tregues i statusit hegjemon të Serbisë në të ardhmen. Bosnja në objektivat serbe po ashtu është në pikpyetje. Kujtojmë këtu Marrëveshjen Jugosllavi – Shqipëri të vitit 1946/48, që në përmbajtje kishte de facto shkrirjen politike, ekonomike dhe në aspektin e sigurisë, të Shqipërisë londineze në Jugosllavinë e AVNOIT. Për Edvin Kristaq Ramen, tradita vazhdon nga Kreta 1, nëpër Kreten 2, deri në Beograd, Novisad e tani pretendojnë me radhë Tiranën, Shkupin, Podgoricen, Sarajeven, Prishtinën…!

Asnjëra nga këto nuk e kanë qëllimin e “shëngeit” të propozuar nga Uashingtoni, ku Kosova dhe shtetet tjera të Ballkanit do të ishin palë të barabarta dhe të njohura ndërsjelltas, me theks Kosova me Serbinë.

E ardhmja jonë është implementimi i zotimeve të Uashingtonit sipas kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku mbështetet edhe iniciativa për një “shengen” rajonal, por me Kosovën palë e barabartë nënshkruese dhe në mesin e shteteve me të cilat njihet ndërsjelltas.

Nisma Rama – Vuçiq përfshi dhe Maqedoninë, është revansh ndaj dyerve të mbyllura nga BE ndaj Serbisë dhe Shqipërisë për mungesë standardesh, assesi një qëllim pozitiv për Kosovën dhe rajonin.

Pra kemi të bëjmë me një “Open Europe” por Ballkan jashtë standardeve.

Qëllimi konsekuent i kësaj nisme do të jetë orientimi kah “Unioni Euroaziatik” ku rol dominues ka Rusia.

Çështjet e pa mbyllura të së kaluarës, mbyllin rrugët e së ardhmes shoku Rama.

Si po i kërkohet Kosovës të i bashkëngjitet kësaj nisme, nëse Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe si pasoj e kësaj as edhe si subjekt të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Si mund të ndjehet Kosova palë e barabartë në një forum të tille, të paktën politikisht ndërkombëtarisht (ngase në aspektin ekonomik as edhe pesë vendet tjera të Ballkanit dhe Shqipëria juaj s’mund të përballen me fuqinë ekonomike, politike dhe ushtarake të Serbisë, kujto veç sa operator ekonomik ka Serbia në rajon e me theks në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë sa i kanë këto shtete në Serbi?!) kur Serbia se njeh fare as si territor autonom, e lerë më palë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

A do të thotë kjo që Kosova ti bashkëngjitet këtij forumi, të bëhet tregu i mallrave ekonomike, dhe lirive të promovuara në trajtën ballkanike ndryshe nga ajo siç janë garantuara në kartën e kombeve të bashkuara.

Pra, kjo përfshirje e Kosovës në projektin shengeni Ballkanin made in Vuçiq – Rama, është një përligjje e gjendjes statusore të Kosovës në kushtetutën e Serbisë.

Po reflektoni hipokrizi me tendencën tuaj për tu paraqitur me kozmopolit apo me katolik ortodoks se vet Vuçiq e Zaev.

Së pari identiteti territorial (pra integritetit dhe sovraniteti politik i Kosovës i njohur nga Serbia) pastaj mund te integrohemi në nisma rajonale. Ketë konotacion politik ka edhe “bashkimi kombetar” made in Kurti-Qosje, pra i Kosoves me Shqipërinë, që mësë paku është bashkimi kombëtar i Shqipërisë natyrale. Përndryshe kjo që ju po mundoheni të bëni është thjeshte dhe vetëm rruga që qon në mohimin e shtetit të Kosovës.

Përfundimisht dua të them se kjo nismë e iniciuar nga Vuçiq e Rama është një “Open Ballkna” and “free trade of canabis & Co”, meqë rrugët e trafikimit nëpër Greqi dhe Itali u komprometuan dhe mbyllën.

Prandaj ndodhi edhe vizita e mëhershme në Beograd si vijimësi e Kretës 1 dhe 2,  e ekstazuar me këngën “rroka mandolinën”, për të identifikuar rrugën e re të trafikimit të narkotikëve për në Evropë.

Ka logjikë arsyeshmërie kjo përpjekje imponuese juaja meqë kanabizimi i Shqipërisë, përbëjnë edhe fuqinë tuaj ekonomike, politike, por edhe në sferat tjera deri edhe në blerjen e votës. Pra është droga i vetmi mekanizëm që po u mbanë në pushtet kaq gjatë. Sindrom që dukshëm po e përfshinë edhe Kosovën.

Nëse i referohemi edhe katër pikave apo propozimeve të Kryeministrit Kurti atëherë mund të konstatojmë se qeveritë aktuale në Kosovës e Shqipëri duhet të qëndrojnë shumë larg nga tentimi që të nxjerrin shtetet tona nga rruga e tyre euroatlantike dhe ti orientojë në ndonjë aleancë midis shteteve të Ballkanit jo vetëm përmes marrëveshjeve politiko- ekonomike por edhe ushtarake!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tirana rikthen në skuadër një nga ikonat e klubit bardheblu.…