Cetina në flakë, kryeministri proserb i Malit të Zi takon krerët e kishës serbe në Podgoricë

05 shtator 2021 | 13:22

Mitropoliti i ri i Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije është larguar i shoqëruar nga forcat speciale me helikopter, mes trazirave pas protestave kundër tij.

Megjithatë, ai në Podgoricë është pritur ngrohtësisht nga kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Kripokapi, i cili vjen nga linja politike proserbe.

Mëngjesin e sotëm, mes flakëve jashtë manastirit në Cetinë të Malit të Zi është shuguruar mitropoliti i Kishës Serbe, Joanikije

Pas ceremonisë së shugurimit krerët e Kishës Ortodokse Serbe janë larguar me një helikopter nga Cetina për në Podgoricë.

Në kryeqytet ai është pritur nga kryeministri që vjen nga Fronti Demokratik proserb, i cili, bashkë me një pjesë të madhe të kabinetit të tij qeveritar po merr pjesë në ceremoninë, që tash po mbahet në në Podgoricë.

Në një situatë të tensionuar, me protestues malazezë,  në Cetine të Malit të Zi është mbajtur ceremonia e shugurimit të Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Protestuesit malazezë kundërshtojnë ndikimin serb në Malin e Zi, duke kërkuar që të ruhet identiteti i tyre kombëtar, i ndarë nga serbët.

Ata kanë vënë barrikada në rrugë për të penguar ardhjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe në manastirit e qytetit të Cetinës, që dikur ishte kryeqytet i Malit të Zi.

Përveç protestuesit me Polici, janë përplasur edhe udhëheqësit më të lartë të shtetit malazez.

Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq, që vjen nga linja politike proserbe,  ka akuzuar se këto protesta ishin të porositura për veprime terroriste. Ndërkaq presidenti propërendimor, Milo Gjukanoviq, partia e së cilit ka humbur pushtetin vitin e kaluar, ka përkrahur protestat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në…