Çfarë i dhuroi kryeministri, Rita Orës?
17 shkurt 2018
| 17:34
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim yllin e Kosovës të muzikës botërore, Rita Ora.
“Në dhjetëvjetorin e pavarësisë, Kosova është shumë me fat që me ne është ylli ynë, por edhe ylli i muzikës botërore, Rita Ora. Kam nderin t’ua jap një shenjë të Kosovës, është harta e Kosovës dhe një letër që shkon me të”, ka thënë Haradinaj.
Në anën tjetër, Rita Ora, ka qenë shumë e shkurtër.
“Faleminderit shumë që kryeministri, ndau kohë për mua, shpresoj se do t’u bëjë krenar”, ka thënë ajo.