Çfarë dihet deri më tani për vrasjen në Stanovc të Vushtrrisë

25 mars 2025 | 08:05

Brenda 24 orëve vendi u tri nga tri vrasje, ku një 19-vjeçar vrau me armë zjarri në bashkëmoshatar të tij në mbrëmjen e së dielës në Vushtrri, ndërkaq në orët e mesditës të së hënës një burrë në Stanovc të Vushtrrisë dyshohet se fillimisht qëlloi për vdekje një grua dhe më pas veten.

Vrasja e dyfishtë në Stanvoc të Vushtrrisë u konfirmua shumë shpejt të hënën nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

Informacionet e para janë që një person fillimisht e ka privuar nga jeta një grua e më pas edhe veten.

“Konfirmojmë që janë dy viktima nga të shtënat me armë zjarri. Sipas informacioneve të para një person ka privuar nga jeta një grua e më pas edhe veten. Prokurori dhe policia janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Preteni.

Nga raportimet e para ishte pronari i një furre që vrau një punëtore grua dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e plota të rastit.

Vrasja e dyfishtë në Stanovc të Vushtrrisë

Pas rastit tragjik, Policia dhe prokuroria kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e plota të rastit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, të hënën pasdite tha se hetimet janë në fazën fillestare.

“Konfirmojmë se janë dy viktima nga të shtënat me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, një person ka privuar nga jeta një grua dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Prokurori dhe njësitet përkatëse të policisë janë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Preteni.

Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim.

“Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë”.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin një numër të madh të forcave të policisë që kanë rrethuar zonën, ndërsa banorët e shqetësuar janë mbledhur përreth, të tronditur nga ajo që ka ndodhur.

Një autoambulancë është parë në vendngjarje, por fatkeqësisht mjekët vetëm kanë konstatuar vdekjen e dy personave.

Telegrafi ka parë foto të vrasjes, në të cilën shihet se akti ka ndodhur brenda nënkalimit i cili lidh fshatin.

Megjithatë, policia ende nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi motivin e kësaj tragjedie.

Kjo është vrasja e dytë që trondit Vushtrrinë brenda 24 orëve, pasi vetëm një ditë më parë një 19-vjeçar u vra në rrethana të tjera.

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, familjari i viktimës: Shkaku i vrasjes, xhelozia pse ka shkuar të punojë në një vend tjetër

Nga vendi i ngjarjes, familjari i viktimës, Rrahim Ajeti, ka dhënë detaje mbi rastin.

Sipas tij, dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak se viktima kishte ndërruar vendin e punës dhe nuk punonte më te dorasi.

“Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore. Viktima dhe bashkëshorti i saj kanë punuar vite më parë te biznesi i të dyshuarit. Nuk janë burrë e grua”.

“Rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja nuk i dimë akoma. Por, dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune…”, deklaroi Ajeti para gazetarëve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, për Telegrafin ka dhënë detajet e rastit.

“Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc  të Vushtrrisë. Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes  dyshohet se kryesi i veprës,  dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten”.

“Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë. Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë hetimet për veprat penale ‘vrasje e rëndë’ dhe ‘Vetëvrasje’”, u shpreh Zahiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mësimet kryesore shkencore të nxjerra gjatë pandemisë COVID-19 po harrohen,…