Çfarë dihet për sulmin në Kopenhagë

04 korrik 2022 | 08:29

Një person i armatosur ka hapur zjarr të dielën në një qendër tregtare në kryeqytetin e Danimarkës duke shkaktuar vdekjen e disa personave. Policia daneze njoftoi se ka arrestuar një 22-vjeçar, shtetas danez dhe se nuk e përjashton mundësinë se mund të bëhet fjalë për një “akt terrorizmi”.

Autoritetet nuk ka dhënë informacione të mëtejshme mbi të arrestuarin apo numrin potencial të të plagosurve.

Policia e Kopenhagës bëri me dije se forca të shumta të sigurisë janë dërguar në qendrën tregtare “Field” pas njoftimeve për të shtëna me armë zjarri. Autoritetet u kërkuan njerëzve të ndihmonin me pamje të xhiruara nga momenti i sulmit apo me informacione të tjera të lidhura me ngjarjen.

Mediet lokale publikuan disa imazhe ku shfaqin oficerë policie të armatosur rëndë në vendngjarje, si dhe njerëz teksa largoheshin nga qendra tregtare.

Autoritetet i këshilluan njerëzit të qëndrojnë larg zonës si dhe të presin për ndihmën e policisë nëse u nevojitet. /VOA

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur…