Çfarë do kujtojmë më shumë nga kjo kohë e errët pandemie?
Me foton e çiftit të infermerëve në SHBA, të cilët u kthyen në imazhin më frymëzues të këtyre ditëve pandemie, ish zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë, Hillary Clinton ka postuar një mesazh për të gjithë. Ajo thotë se një gjë do të kujtojmë më shumë për këtë kohë të errët në historinë tonë.
Nga Instagrami Hillary Clinton shkruan:
Unë besoj se një nga gjërat që do të kujtojmë më shumë në këtë kohë të errët të historisë tonë është trimëria dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm i punonjësve tanë të kujdesit shëndetësor. Kjo është një foto e jashtëzakonshme e çiftit të infermierëve, Mindy Brock dhe Ben Cayes , të publikuar nga AP. Ata po shkojnë në punë çdo ditë, në një akt shpresë dhe dashurie për ne; Nëse mundemi, duhet të qëndrojmë në shtëpi dhe të shpëtojmë jetë për ta.
https://www.instagram.com/p/B_FhPJxJpJ1/?utm_source=ig_web_copy_link