Çfarë do të bëjë LDK-ja nëse LV-ja e propozon Osmanin për kryetare të Kuvendit?
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Msutafa, teksa ka folur për mundësinë që Vetëvendosje të propozojë sot Vjosa Osmanin për kryetare të Kuvendit, ka thënë se një gjë e tillë është e papranueshme për deputetët e LDK-së dhe gjithashtu edhe për Osmanin.
“Ata kanë drejtë ta propozojnë kë të dëshirojnë. Por edhe LDK ka qëndrimin e vetë, dhe ne nuk dëshirojmë që të hyjmë në realacione të koalicionit, përmes një propozimi që e bëjnë ata për një kandidat tonin. Një gjë të tillë besoj që s’do ta pranojë as vetë znj. Osmani dhe as deputetët e LDK-së. Ne votojmë vetëm nëse ata propozojnë kandidat të tyre, sepse ne kandidatët tanë i propozojmë vetë. Dhe ata s’munden me marrë rolin e LDK-së. E kam pa që kanë dëshirë të përzihen ne punët tona të brendshme. Por ne iu themi rrini larg LDK-së dhe silluni si partner. Ne nuk lejojmë që ata të na caktojnë kuadrat. Ne kemi vlerësim edhe për znj. Osmani, por këto çështje nuk bëhen ashtu”, ka thënë Mustafa.