Çfarë do të ndodhë me pronat e Radoiçiqit
Pas ngritjes së aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë, pronat e sekuestruara të Milan Radoiçiq do të mbesin të ngrira deri në një vendim tjetër të prokurorit, thonë njohës të çështjeve ligjore.
Policia e Kosovës tha gjithashtu se do të vazhdoj t’i ruaj ato përderisa sipas tyre situata e sigurisë në veri është e qetë por e brishtë. Ndërkohë qytetarët në veri thonë se ndjehen të sigurt dhe se Mitrovica e veriut është e të gjithë qytetarëve pa dallim.
Por, pavarësisht deklarimeve të udhëheqësve institucionalë se po bëhet rregullimi ligjor që pronat e sekuastruara të Radojçiqit të kalojnë në shërbim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, njohës të ligjit vlerësojë se pronat e tij do të mbesin të ngrira.
“Tash kemi një aktakuzë dhe ne nuk i komentojmë këto çështje ne do t’i ruajmë ato prona”, tha Veton Elshani, zëvendës drejtor i policisë së Kosovës për rtv21.
Ministria e Drejtësisë nuk ka dhënë një përgjigj se në çfarë faze është procedura ligjore në lidhje me pronat e Milan Radoiçiqit.
Avokati Ardian Bajraktari, shpjegon procesin ligjor që nga momenti i sekuestrimit deri në konfiskim të plotë të pasurive.
Përkundër zhvillimeve që kanë cenuar sigurinë në veri të vendit, qytetarët serbë për RTV21 thonë se pjesa veriore e Kosovës ka vend për të gjithë pa dallim.
“Po ta kishim kulturën e duhur nuk do të kishte probleme këtu jetojmë të gjithë dhe kalojmë mirë. Po të më pyesnin mua do të jetonim të gjithë të lumtur”.
“Unë jetoj në jug kaloj në veri lirshëm shëtis, nuk kam probleme ishalla po kryhen këto mosmarrëveshje dhe po shëtisim lirshëm të gjithë”.
“Unë i kam problemet e mia, kam sëmundjet e mia, situata është e mirë, por tjetër kush po vendos, nuk po vendosim ne”.
Situata e sigurisë në veri është e qetë por e brishtë, thotë zëvendës drejtori i policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.
Ai tha se aktualisht situatën e sigurisë në veri mund ta kërcënojnë vetëm bandat kriminale të cilat operojnë në Serbi. Elshani foli edhe për deklaratat se me veprimet policore në veri të vendit po ju shkelen të drejtat serbëve të veriut.
Në anën tjetër institucionet në Kosovë në vazhdimësi kanë ngritur alarmin se bandat kriminale të ndjekura nga veriu i vendit po organizohen dhe ri-grupohen në Serbi për të kryer sulme të ngjashëm si të 24 shtatorit 2023.
Njohësi i sigurisë, Arben Dashevci, vlerëson nuk ka rrezik momental për sulme të reja.
Pas sulmit në Banjskë që ndodhi një vit më parë, KFOR-i, në vazhdimësi ka shtuar praninë dhe patrullimet në veri, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë. Së fundmi 300 trupa britanike iu bashkuan forcës paqeruajtëse të NATO-s për një periudhë të përkohshme.