Çfarë do të ndodhë në takimin e sotëm mes liderëve, tregon Zafiri

20 gusht 2020 | 08:22

Sot do të mbahet takimi i liderëve të partive në koalicionin qeverisës me kryeministrin Avdullah Hoti.

Zafir Berisha, zëvendësministër i Punëve të brendshme, ka thënë se ky takim është në vazhdën e koordinimit për një qeverisje, sa më efektive. “Takimet janë normale, ndoshta edhe paksa të rralla për rrethanat politike që gjendet Kosova, veçanërisht mes partnerëve të koalicionit, por edhe të partive të tjera politike edhe të opozitës. Limaj ka pasur takime të vazhdueshme për çështje të caktuara që lidhen edhe me qeverisjen, por edhe me zhvillimet politike; veçanërisht me takimet e paralajmëruara për bisedimet me Serbinë. Besoj se ka shumë çështje për t’u diskutuar, pasi opinioni nuk po informohet drejt lidhur me mendime të ndryshme, që mund të ekzistojnë mes subjekteve politike brenda koalicionit. Sepse ne që jemi në koalicion nuk nënkupton që jemi një subjekt politik. Edhe ky takim është në vazhdën e koordinimit për një qeverisje sa më efektive”, ka thënë Berisha.

Ai në Edicionin Special në Klan Kosova ka thënë se kriza e koalicionit aktual qeverisës “nuk është e atij niveli që të rrezikohet funksionimi normal i qeverisjes dhe vendi të shkojë në zgjedhje”. “Me kontakte dhe takime përafrohen qëndrimet. Mendoj se kryeministri Hoti është bartësi i politikave të qeverisë dhe i takon atij që të koordinohet shpesh edhe me partnerët e koalicionit. Kur është në pyetje çështja e Kosovës, Hoti duhet të përpiqet që të koordinohet edhe me partitë opozitare”, ka treguar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Histori që nxisin dyshime i përcollën tre personat të cilët…