Çfarë do të sjellë partneriteti i Petrol Company-së, me kompaninë Taxi Tesla?

02 gusht 2023 | 13:17

Kompania e derivateve, Petrol Company ka filluar një bashkëpunim të frytshëm me kompaninë e njohur Taxi Tesla.  Taxi Tesla ka instaluar karikues elektrikë në të gjitha stacionet e Petrol Company-së, të cilët mund të përdoren edhe nga klientët e kësaj të fundit.

Për momentin mbushësit aktiv janë në këto pika të Petrol Company –së: Bresje, Ferizaj, Dragodan, Preoc por, shumë shpejt do të aktivizohen në të gjitha pikat.

Pagesa për mbushje mund të bëhet vetëm në pikat e Petrol Company-së, por po punohet për të zgjeruar mënyrat e pagesës për ta bërë shërbimin më të lehtë dhe më të qëndrueshëm për klientët e tyre.

Meqenëse stacionet e karikimit janë të vendosura në mënyrë strategjike në pikat e Petrol Company-së, pronarët e automjeteve elektrike mund ta përfshijnë lehtësisht karikimin në rutinat e tyre të rregullta të udhëtimit.

Po ashtu, vlen të theksohet se së fundmi, kjo kompani ka sjellë në linjën e saj produktin më të ri në treg, Diesel Power, të cilin mund ta gjeni në secilën pikë të Petrol Company-së.

Ky produkt i ri vjen me çmime shumë të volitshme dhe i jep konsumatorëve mundësi për të përfituar nga avantazhet e tij të jashtëzakonshme.

Diesel Power është një lëndë djegëse që i jep më shumë fuqi motorit të makinës dhe në këtë mënyrë makina jep performancë më të mirë, dhe pos përmirësimit të performancës ndihmon që ai të mbrohet, duke siguruar funksionim më të qëndrueshëm dhe jetëgjatësi të motorit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën gjashtë persona u plagosën nga sulmet ruse në…