Çfarë do të thonë raketat me rreze të gjatë për Ukrainën?
Këtë javë, dolën raporte që sugjeronin se presidenti amerikan, Joe Biden po shqyrtonte mundësinë e dërgimit të raketave balistike me rreze më të gjatë veprimi nëse Kongresi miraton projektligjin e ndihmës ushtarake të Uashingtonit për Ukrainën.
Në fund të vitit të kaluar, SHBA filloi të furnizojë Ukrainën me sisteme raketore taktike të ushtrisë, të njohur si ATACMS, por deri më tani ka ofruar vetëm llojin me rreze të mesme.
ATACMS goditi titujt kryesor kur u shfaq në paketën e fundit të armëve për Ukrainën, duke pasur parasysh hezitimin e përgjithshëm të Perëndimit për t’i siguruar Kievit armë që mund të depërtojnë në territorin rus. Përfshirja e modeleve më të reja që mund të udhëtojnë më tej ka të ngjarë të zgjojnë interesim të ngjashëm ndërkombëtar.
Sunil Nair, i cili punon në departamentin e zhvillimit të kërkimit dhe analizës në Janes, tha për Sky News se versioni më i ri do të thotë se Ukraina mund të godasë objektivat më shumë se tre herë më larg se më parë.
Raketat ATACMS mund të lëshohen nga platformat HIMARS dhe MLRS M270, të cilat tashmë i posedon Ukraina.
Në atë fazë, këto raketa u përdorën për të goditur objektivat ruse afër linjave mbrojtëse të Ukrainës, në mënyrë që të ndalonin një avancim.
“Këto ishin objektiva taktikë dhe diapazoni i kufizuar i GMRLS siguroi që komandantët ukrainas nuk mund të godisnin më shumë objektiva strategjik si infrastruktura kritike, qendrat e furnizimit logjistik ose objektet e prodhimit, në vend të objektivave taktikë më të afërt si municionet ose deponitë e karburantit”, shton ai.
Megjithatë, pasi lufta ka kaluar në një formë më të vështirë, “Ukraina tani duhet gjithashtu të godasë objektivat strategjik për të fituar avantazhe të rëndësishme taktike duke e bërë Rusinë të rimendojë strategjinë e saj në fazën aktuale të luftës”.