Çfarë duhet të hani pas ushtrimeve në palestër?
12 maj 2024
| 08:24
Çka hani pas ushtrimeve mund ose të ju ndihmojë ose të ju lëndojë në rezultatin tuaj.
Jacqueline Howard, shkrimtare e shëndetit në CNN, në një video na tregon se çka saktësisht duhet të hamë pasi që kemi ushtruar.
Ajo tregon se ushqimet të cilat përmbajnë proteina dhe ushqyes apo ‘nutrition’ si qumështi, djathi, vezët e ziera, arrat etj, ju ndihmojnë të riktheni energjinë që e keni humbur në palestër, raporton “CNN”, transmeton lajmi.net.
Mund të shtoni varësisht ushqimeve me proteina që ju pëlqeni, çoftë edhe fruta dhe jogurtë. Nëse shqetësoheni apo edhe keni dhembje të muskujve, mundoheni të i shtoni ushqimeve xhenxhefil, apo edhe të pini lëng bostani dhe lëng vishnje dhe qershie.