Çfarë është Hezbollahu dhe çfarë dallon nga Hamasi?

24 tetor 2023 | 07:58

Që kur nisi konflikti mes grupit palestinez Hamas dhe forcave izraelite më 7 tetor, këta të fundit kanë pasur përleshje edhe me grupin Hezbollah përgjatë kufirit verior të Izraelit me Libanin.

Gjatë ditëve të fundit, raportime të shumta ka pasur për lansime me raketa nga të dyja anët si nga Hezbollahu edhe nga Izraeli. Ekziston frika se për Izraelin do të hapet një front tjetër lufte në veri të vendit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha ditë më parë se një nga prioritetet kryesore në luftën kundër Hamasit është forcimi i kufirit të tij verior kundër Hezbollahut.

Por, çfarë është Hezbollahu?

Hezbollah – që do të thotë “partia e Zotit” ose “partia e Allahut” – është një parti politike myslimane shiite dhe grup militant i mbështetur nga Irani, me bazë në Liban

Grupi u themelua në vitet 1980 në mes të Luftës Civile Libaneze 15-vjeçare dhe është udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i saj Hassan Nasrallah që nga viti 1992. Sot, partia kontrollon shumë nga zonat me shumicë shiite të Libanit, duke përfshirë pjesë të kryeqytetit, Bejrut.

Hezbollahu është shpallur një organizatë terroriste nga shumë vende, duke përfshirë SHBA-në dhe Izraelin.

Grupi është përplasur për dekada me Izraelin, i cili konsiderohet si “armiku kryesor” i tij, duke filluar nga pushtimi i Libanit jugor nga Izraeli në vitin 1978, sipas Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, një institut i pavarur me qendër në New York.

“Edhe pasi Izraeli u tërhoq zyrtarisht nga Libani jugor në vitin 2000, vendi vazhdoi të përplasej me Hezbollahun”, duke përfshirë një luftë njëmujore në vitin 2006, tha Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë.Reklama

Hezbollahu është fajësuar për sulme të shumta terroriste ndaj objektivave hebreje dhe izraelite jashtë vendit. Shtrirja e tij nuk është e kufizuar në Liban, me “prova të operacioneve të Hezbollahut në Afrikë, Amerikë dhe Azi”, sipas Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë

Grupi ka qenë gjithashtu i përfshirë në luftën civile siriane, duke iu bashkuar Iranit dhe Rusisë në mbështetje të qeverisë siriane.

Si parti politike, Hezbollahu dhe aleatët e tij humbën shumicën në parlamentin 128 anëtarësh të Libanit në zgjedhjet e vitit të kaluar. Megjithëse “ajo mbetet partia dominuese e komunitetit shiit dhe një grup i armatosur jashtëzakonisht i fuqishëm që nuk heziton të përdorë forcën brenda dhe jashtë vendit për të ndjekur qëllimet e tij ose të Iranit”, tha Instituti i Lindjes së Mesme, me qendër në Washington.Reklama

Ku është dallimi midis Hamasit dhe Hezbollahut?

Hamasi dhe Hezbollahu janë të bashkuar për të refuzuar të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe të dyja konsiderohen si grupe terroriste nga SHBA-ja, Izraeli dhe vende të tjera, sipas ABC News, përcjell Telegrafi.

Të dyja janë grupe militante islamike, megjithëse Hamasi i përket degës sunite dhe Hezbollahut degës shiite.

Hamasi kontrollon territorin palestinez të Gazës, i vendosur në kufirin jugperëndimor të Izraelit, ndërsa Hezbollahu është i vendosur në Liban, në kufirin verior të Izraelit.

Irani ka qenë prej kohësh i njohur për ofrimin e mbështetjes, trajnimit dhe armëve për të dyja grupet e armatosura, të cilat konsiderohen të jenë më të mëdhatë në një rrjet të grupeve përfaqësuese të Teheranit në kufijtë e Izraelit.Reklama

A është i përfshirë Hezbollahu në konfliktin Izrael-Hamas?

Izraeli dhe Hezbollahu kanë luftuar pothuajse çdo ditë që nga 7 tetori, kur grupi palestinez Hamas nisi një sulm me raketa drejt Tel Avivit dhe gjithashtu mobilizoi trupat për të kryer sulme në disa komunitete në jug të Izraelit.

Derisa forcat izraelite synojnë ofensivën tokësore në Rripin e Gazës, shumë në rajon kanë frikës se luftimet me Hezbollahun, një aleat i Hamasit, mund të përshkallëzohen gjithashtu në një luftë që do të përfshijë edhe Libanin.

Kjo do të bënte që Izraeli të luftonte në dy fronte.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar grupin Hezbollah që të mos hap një front të dytë lufte me Izraelin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria britanike tha se ka ardhur në përfundim se shpërthimi…