Çfarë fsheh Meghan Markle nën bluzë? Imazhi që u bë viral në rrjet
Fansat e bashkëshortes së Princ Harry-t, Meghan Markle, po përpiqen të kuptojnë se çfarë fshihet nën bluzën tërësisht të zezë që ajo kishte veshur gjatë ecjes në Los Angeles të dielën në mëngjes.
“Daily Mail” shkruan se përdoruesit e “Twitter”-it po pyesin nëse bëhet fjalë për një rrip dobësimi apo për një fashë të veçantë hernie.
Megjithatë, ka pasur disa që kanë spekuluar se ajo që ka veshur Meghan është një monitor i sheqerit në gjak apo edhe një pompë insuline ‘Ozempic’, një ilaç që përdoret për trajtimin e diabetit të tipit 2, edhe pse shumë personazhe të famshëm i janë drejtuar atij vetëm për të humbur peshë.
Ndërkoh? një përdorues tjetër sugjeroi se ishte një “pajisje regjistrimi” për dokumentarin e ardhshëm të “Netflix” që ajo dhe bashkëshorti i saj po bëjnë.
Nëna e dy fëmijëve, ishte duke ecur të dielën në mëngjes në Kaliforni, e shoqëruar nga miqtë e saj, Marcus Anderson dhe Heather Doran.