Çfarë i bëri Jozi? Gjesti i merr valixhen me rroba dhe ia…

04 mars 2025 | 16:02

Një debat ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes Jozit dhe Gjestit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”

Një debat ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes Jozit dhe Gjestit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Jozi, i cili u zgjua i pari, shkoi dhe mori shapkat e Gjestit për t’i veshur dhe nisi rutinën e tij.

Kur Gjesti u zgjua nga gjumi vuri re se nuk i kishte shapkat dhe menjëherë nisi që t’i kërkonte. Kur doli te pjesa e banjës kuptoi që shapkat e tij i kishte marrë Jozi dhe i tha që t’ia jepte, por banori refuzoi.

Menjëherë Gjesti reagoi dhe i tha se nëse ai nuk ia kthen, edhe ai do të prekë gjërat personale të tij. Fillimisht Gjesti shkoi dhe i mori varësen, të cilën vendosi që t’a linte shpejt.

Më pas ai mori një valixhe të Jozit dhe e nxori jashtë. Teksa po e nxirrte në oborr, rrobat që ishin brenda ranë në tokë.

Pas këtij veprimi të Gjestit, Jozi vendosi që t’i jepte shapkat dhe shkoi e mori valixhen e tij jashtë.

“Mos bëj më hajgare, mi jep, jam duke i kërkuar, mos mi merr më papuçet. Janë të Shkëlzenit. Kur nuk i pashë u tranova. Pse i more te krevati im? Kush të tha me mi marrë?”, i thotë Gjesti – Jozit.

“Ti i preke gjërat personale. Nuk do me mi dhënë papuçet? Vetë po më prekin gjërat personale, s’po i preku unë, vetë po më ngacmojnë dhe po më thonë mos i prek”, thotë Gjesti teksa nxjerr jashtë valixhen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njerëzit në Kiev kanë reaguar këtë mëngjes ndaj vendimit të…