Çfarë i tha Kurtit një bashkëluftëtar i Thaçit
10 shtator 2018
| 11:59
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se si një bashkëluftuar i presidentit Hashim Thaçi, i ka thënë atij se ky i fundit është në gjendje ta sjellë kufirin deri në Vushtrri.
“Ambasadorit rus në Tiranë nga studioja e ‘Opinionit’ të Blendi Fevziut, gjysmë presidenti Hashim Thaçi i kërkoi takim me Putinin. Siç më tha një ish bashkëluftëtar i tij: ‘Ky Hashim Thaçi veç për mos me shku në burg, kufirin edhe në Vushtrri ta bjen!’”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/