Çfarë i tha Rama, presidentit Macron në Brdo të Sllovenisë?
06 tetor 2021
| 14:48
Pas fotografisë së përbashkët me liderët të cilët po marrin pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndaluar për pak minuta për të folur me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Siç mund ta shihni në fund të videos së mëposhtme, Rama ka përdorur gishtërinjtë e mëdhenj për të numëruar diçka gjatë bisedës me Macronin.
Ndërsa presidenti francez vërehet qartë se po e dëgjon me vëmendje kreun e qeverisë shqiptare.
Nuk dihet saktë se për çka mund të kenë biseduar dy zyrtarët gjatë realizimit të fotografisë së përbashkët në margjinat e samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Slloveni.