Çfarë janë armët bërthamore taktike dhe përse do të ushtrojë me to Rusia
Ministria ruse e Mbrojtjes të hënën ka deklaruar se ushtria do të mbajë ushtrime që do të përfshijnë armët bërthamore taktike – hera e parë që një ushtrim njoftohet publikisht nga Moska.
Armët bërthamore taktike janë pjesë kyç e mesazheve politike të Kremlinit, shkruan agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Ndryshe prej raketave balistike ndërkontinentale që mund të shkatërrojnë qytete të tëra, armët bërthamore taktike mund të përdoren ndaj ushtrisë në fushëbetejë dhe janë më pak të fuqishme. Peshojnë rreth 1 kiloton. Bomba që SHBA-ja e lëshoi në Hiroshimë gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte 15 kilotonë.
Armë të tilla – bombat ajrore, kokat bërthamore për raketat me rreze të shkurtër veprimi ose municioni i artilerisë – mund të jenë shumë kompakte.
Për shkak se janë të vogla, ushtritë mund të bartin me kamionë ose me aeroplanë.
Ndryshe prej armëve strategjike, të cilat janë cak i marrëveshjeve për kontrollin e armëve mes Moskës dhe Washingtonit, armët taktike kurrë nuk janë kufizuar nga paktet e tilla dhe Rusia kurrë nuk ka bërë të ditur se sa është numri që posedon.
Qëndrimet e Putinit
Në fillim të luftës, Putini armëve bërthamore të Moskës vazhdimisht u është referuar si do të përdorë “të gjitha masat” e nevojshme për të mbrojtur Rusinë.
Armët bërthamore në Bjellorusi
Vitin që shkoi, Rusia vendosi disa prej armëve bërthamore taktike në territorin e Bjellorusisë, aleate e Rusisë që është në kufi me Poloninë, Letoninë dhe Lituaninë.
Presidenti autoritar i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, për një kohë të gjatë i ka bërë thirrje Moskës që të vendosë armët bërthamore në shtetin e tij.
Putini dhe Lukashenko kanë deklaruar se zhvendosja e armëve bërthamore në Bjellorusi kishte për qëllim të zmbrapste kërcënimet e Perëndimit.