“Çfarë ka sy nuk hahet” – teoria tjetër së cilës thotë se i beson Getinjo
Getinjo është një nga banorët që ka marrë vëmendje të madhe që nga fillimi i këtij spektakli.
Ai që në nisje kishte bërë disa deklarata duke treguar për disa nga teoritë që beson, për të cilat ka qenë shumë i komentuar në rrjete sociale.
E përveç asaj që tha se “Toka nuk është e rrumbullakët, por e sheshtë”, reperi nga Ferizaji kësaj radhe ka folur për një tjetër gjë.
Banori i kastit të BBVK duke folur për njerëzit që konsumojnë dhe ata që nuk e hanë mishin, ka thënë se beson në një teori që e ka shpjeguar vet me fjalët e tij.
“Unë i besoj teorisë të atyre njerëzve që thonë ‘çfarë ka sy, nuk hahet’. Edhe pse, i ha krejt. Por, shumë ka logjikë nëse thua ‘çfarë ka sy, nuk hahet’”, u shpreh artisti.
“Kështu kanë thënë njerëzit që janë veganë dhe e kanë vërtetuar 100%”, ka thënë Getinjo.
Lidhur me këtë temë, banorja Vivien Thano tregoi se kishte provuar të mos konsumonte mish, por i kishte rezultuar me rënie masive flokësh.