Çfarë kanë të përbashkët CEO-t e suksesshëm?

22 tetor 2024 | 08:55

Udhëheqësit më të mirë mund të jenë para syve tuaj.

Çfarë duhet të marrin parasysh bordet kur punësojnë dikë për një rol të madh në hierarkinë e kompanisë?

Katër studiuesit prapa një studimi 10-vjeçar të quajtur the CEO Genome Project analizuan këtë pyetje duke zbuluar tiparet që kryeshefët ekzekutivë më të suksesshëm ndajnë. Ata përmblodhën zbulimet e tyre në botimin e Majit/Qershorit 2017 të Harvard Business Review.

Një zbulim befasues ishte se përderisa njerëzit e hapur shpesh perceptohen se kanë cilësi të udhëheqjes, kryeshefët ekzekutivë më të mbyllur kanë tendenca t’ia dalin më mirë në kompanitë e tyre. ‘’Analiza jonë zbuloi se përderisa bordet shpesh anojnë nga njerëzit karizmatikë, ata të mbyllurit kanë më shumë gjasa të tejkalojnë pritshmëritë e bordeve dhe investitorëve të tyre’’, shkruan studiuesit.

Një bord ka dy herë më shumë gjasa t’i japë një kandidati me një natyrë të sigurt një rol të lartë, por studiuesit zbuluan se ky aspekt i personalitetit të një udhëheqësi nuk ndikon se sa mirë do t’a bëjnë punën.

Përveç kësaj, ata të cilët zgjedhen për role të shefëve ekzekutivë nuk kanë gjithmonë të dhëna të pacenuara. 45 përqind e kandidatëve për Kryeshefë Ekzekutivë të studiuar kishin ‘’të paktën një sherr të madh karriere’’ në të kaluarën e tyre, por edhe nëse ai gabim i kushtoi ish punëdhënësit shumë probleme, 78 përqind e atyre individëve më pas ofruan punën e Kryeshefit Ekzekutiv.

Edhe pse mund të duket e çuditshme të punësosh dikë me pedigre të Ivy League, studiuesit zbuluan se shtatë përqind e kryeshefëve ekzekutivë me performancë të lartë kishin një shkallë studentore nga një shkollë e Ivy League përderisa tetë përqind kurrë nuk diplomuan.

Në fund, studiuesit zbuluan se ka katër sjellje të zakonshme që shumica e kryeshefëve ekzekutivë shfaqin. E para është vendosmëria, një matje se sa shpejt dhe me sa bindje kryeshefi ekzekutiv merr vendime, pavarësisht nga rezultatet e atyre vendimeve. ‘’Në të dhënat tona, njerëzit të cilët ishin të përshkruar si ‘të vendosshëm’ kishin 12 herë më shumë gjasa të jenë kryeshefë ekzekutivë me performancë të lartë’’, shkruan studiuesit.

Cilësia e dytë është kuptimi i prioriteteve të aksionerëve dhe aftësia për të dhënë rezultate në bazë të tyre. Nga ekzekutivët e studiuar, ata të cilët angazhoheshin me aksionerët e kompanive të tyre kishin 75 përqind më shumë gjasa për të pasur sukses në pozitën e kryeshefit Ekzekutiv.

Cilësia e tretë e kryeshefëve ekzekutivë të suksesshëm është aftësia për të menduar për gjëra afat gjate dhe për t’u përshtatur shpejt me ndryshimet. Studiuesit zbuluan se kryeshefët ekzekutivë efikasë marrin në konsideratë të ardhmen afat-gjate të kompanive që udhëheqin 50 përqind të kohës, dhe ata të cilët përshtaten shpejt me ndryshimet kanë gjasa 6.7 herë më shumë që të kenë sukses.

E fundit e katër sjelljeve është aftësia për t’u mbështetur në premtime. ‘’Kandidatët për kryeshefë ekzekutivë të cilët patën rezultate të larta në mbështetje kishin dy herë më shumë gjasa që të zgjedheshin për rolin dhe 15 herë më shumë gjasa për të pasur sukses në të’’, shpjeguan studiuesit. ‘’Bordet dhe investitorët i pëlqejnë njerëzit e qëndrueshëm, dhe punonjësit u besojnë udhëheqësve të parashikueshëm’’.

*Nina Zipkin është autore e stafit në Entrepreneur.com. Ajo shpesh mbulon median, teknologjinë, bizneset fillestare, trendet dhe kulturën në vendin e punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa presidenti rus Vladimir Putin drejton samitin e 16-të me…