Çfarë mendon Thaçi për Kurtin, Mustafën e Limajn?
20 tetor 2018
| 22:20
Presidenti i Kosovës,Hashim Thaçi, në emisionin “Oxygen” me Besim Dinën në “Klan Kosova”, e ka shprehur mendimin e tij për disa nga liderët politik kosovarë.
Për kreun e Vetëvendosjes Albin Kurtin, Thaçi nuk pati asnjë mendim.
Ai tha: ‘Nuk mendoj hiç, s’kam asnjë arsye të mendoj’.
Për kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, presidenti tha se ka një bashkëpunim shumë të mirë, po ashtu i uroi gjithë të mirat për shëndetin e tij.
Më pas, Thaçi foli edhe për Fatmir Limajn, për të cilin tregoi edhe njëherë se ka qenë bashkëluftëtari i tij përballë Serbisë.
“I kemi ndihmuar dhe e shpëtuam njëri-tjetrin. Edhe e dua edhe e kam shok. Gjithmonë do ta respektoj sakrificën e përbashkët për liri dhe pavarësi”, ka thënë Thaçi.