Çfarë ndodh nëse atletët refuzojnë medaljen në Lojërat Olimpike
Të fitosh një medalje olimpike është një ndër arritjet më të mëdha në jetë për një sportist dhe ne kemi parë shumë atletë që janë ‘rrëmbyer’ nga emocionet e mëdha kur janë ngjitur në podiumin e Parisit.
Edhe nëse është e argjendtë ose e bronztë në krahasim me atë të arit, shumica e atletëve janë jashtëzakonisht të kënaqur.
Lojërat Olimpike mbajnë standardet më të larta të respektit dhe sportivitetit dhe ka dy shembuj që dëshmojnë se si refuzimi i medaljes mund të rezultojë në dënime të ashpra.
Në vitin 1992 në Barcelonë, peshëngritësi Ibragim Samadov kishte përfaqësuar ekipin e unifikuar të ish-Bashkimit Sovjetik dhe kishte fituar medaljen e bronztë në kategorinë e peshave të rënda.
Ai e kishte ftuar medaljen e artë në Kampionatin e Peshëngritjeve një vit më herët dhe pas tri luftave të barabarta, ai kishte marr të bronztën sepse kishte peshuar 0.5 kilogramë më shumë.
I pakënaqur me rezultatin, Samadov kishte refuzuar që ta merrte medaljen dhe ta vendoste atë rreth qafës gjatë ceremonisë. Në vend të kësaj, ai e pranoi medaljen në dorë para se ta hidhte atë në podium duke dalur nga palestra i shoqëruar me një kor brohoritjesh.
Samadov ishte eliminuar pë këtë gjest dhe kishte marr një dënim të përjetshëm nga IOC (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar).
Suspendimi qëndroi në fuqi ani pse Samadov më pas kërkoi falje dhe si pasojë e kësaj ai nuk ishte në gjendje të merrtë më pjesë në konkurset e peshëngritjeve.
Gjesti i Samadov u përsërit nga mundësi suedez Ara Abrahamian në edicionin e Lojërave Olimpike të Beijingut.
Abrahamian pësoi humbje ndaj italianit Andrea Minguzzi në gjysmëfinale të kategorisë 84 kilogramë në duelin greko-romak. Ai pas ndeshjes tha se kishte “gabime të dukshme në gjykim” dhe së bashku me trajnerin e tij i akuzoi zyrtarët për korrupsion.
Pasi e fitoi medaljen e argjendtë në 2004, Abrahamian e kishte fituar medaljen e bronztë në atë takim, por që nuk ishte i kënaqur.
Edhe pse shtrëngoi duart dhe pranoi medaljen, ai e hoqi atë me shpejtësi, doli nga podiumi dhe e vendosi medaljen në tapet.
IOC sërish mori masa ekstreme duke e eliminuar nga gara dhe duke ia pamundësuar përgjithmonë që të marr pjesë në ndonjë garë të tillë.