Çfarë ndodh nëse Basha nuk del nga selia më 5 janar? Ja si përgjigjet Berisha

24 dhjetor 2021 | 00:15

Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demorkatike i ka dhënë ultimatum Lulzim Bashës për të liruar selinë e PD-së për dy javë.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se si do të veprohet në rast se kërkesa për të lënë zyrën e kryetarit deri më 5 janar nuk merret parasysh.

“Do ta shoqërojmë paqësisht jashtë selisë. U mblodhëm në protestë, shumë njerëz kishin dëshirë ta nxirrnim nga selia. Jo u thashë, do i çojmë një shkresë. Urdhëro zotëri, liro zyrën. Mund të bëhej më shpejt, por i dhamë kohë. Gjithçka është bërë konform rregullave. A ka Sali Berisha tagër për ta ndaluar këtë? Jo. Është vendim i anëtarësisë. Non grata nuk më komplekson fare. Kam shkuar në gjykatë për këtë. Është e turpshme që ai vë brava për ata që janë 44 mijë firmëtarë të shkarkimit të tij”, ka thënë Berisha në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në MCN TV.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Astrit Gashi Të dashur miq një vit i vështirë…