Çfarë ndodh nëse nuk e përdorni ‘Facebook’-un për një javë?
27 qershor 2022
| 12:49
Të përdorësh rrjetin social “Facebook” tashmë është bërë një trend, që rrallë ndokush i shpëton, sidomos në radhët e të rinjve. Por, çfarë ndodh nëse nuk e përdorni “Facebook”-un për një javë?
Sipas një studimi të kryer në Danimarkë, nëse nuk e përdorni këtë rrjet social, lumturia jonë shtohet. “Happy Rechearch Institute” ka dalë në përfundimin se nëse nuk qëndrojmë në “Facebook”, mërzia ikën.
Gjatë studimit rezultoi se 81% e personave që për një javë nuk përdorën “Facebook” ishin më të lumtur, ndërsa kjo përqindje vinte në rritje me kalimin e ditëve.
Tjetër është se me mbajtjen larg të rrjeteve sociale, shtohet edhe përqendrimi në të lexuar dhe në të mësuar.