Çfarë ndodh nëse Putin përdor armë bërthamore, cilat janë vendet evropiane që preken
Gjeneralmajor Vadym Skibitsky, një përfaqësues i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës, deklaroi këtë të shtunë se një sulm i mundshëm bërthamor rus në territorin e Ukrainës do të vendoste në rrezik të gjitha vendet e Detit të Zi.
Në një koment për kanalin televiziv ITV News, ai deklaroi se Vladimir Putin po shqyrton seriozisht mundësinë e një luftë bërthamore.
“Ndoshta Rusia do të përdorte armë bërthamore kundër Ukrainës. Ata do të përpiqen të ndalojnë aktivitetet tona sulmuese dhe të shkatërrojnë shtetin tonë”, tha Skibitsky.
Ai theksoi se ky është një rrezik edhe për vendet e tjera: “Shpërthimi i armëve bërthamore taktike do të prekë jo vetëm Ukrainën, por edhe rajonin e Detit të Zi. Ne kujtojmë historinë e Çernobilit. Ndoshta do të kemi një tjetër katastrofë në territorin tonë, në Evropën Lindore”, tha Skibitsky.
Skibitsky shtoi se pasojat e përdorimit të armëve bërthamore mund të prekin veçanërisht Poloninë, Turqinë dhe Bullgarinë.
Më 21 shtator, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi jo vetëm një mobilizim të pjesshëm në Rusi, por theksoi se Moska nuk po luan blofin me kërcënimet bërthamore.