“Çfarë ndodh nëse Trump rizgjidhet?”, përgjigja e aktorit Tom Hanks: Ka gjithmonë një arsye për tu shqetësuar…
Tom Hanks me mjeshtëri shmangu të bënte një deklaratë politike kur u pyet për Donald Trump dhe rizgjedhjen e tij të mundshme, vetëm një javë pasi ish presidenti u dënua për 34 krime në një gjykatë në Nju Jork.
Në një intervistë për CNN të enjten, aktori Tom Hanks iu shmang pyetjes duke thënë se ka gjithmonë një arsye për tu shqetësuar në afat të shkurtër, ‘por unë shikoj më larg’.
“Mendoj se ka gjithmonë një arsye për t’u shqetësuar për një afat të shkurtër. Por unë shikoj në afatin më të gjatë të asaj që ndodhi… Kushtetuta jonë thotë, ‘Ne njerëzit e Shteteve të Bashkuara, të formojmë një bashkim më të përsosur.’
Ai rrugëtim drejt një bashkimi më të përsosur ka gabime në të, ne e dimë… dhe unë jam thjesht një djalë që bëj filma dhe lexon libra, “-tha Hanks.
Intervistuesja Christiane Amanpour , bëri pyetjen e diskutueshme të Trump. Ajo vuri në pikëpyetje nëse ajo për të cilën u luftua në ‘Ditën D’ mund të humbiste nëse Trump rizgjidhej.
“A shqetësoheni për Shtetet e Bashkuara… në lidhje me përkushtimin e saj ndaj demokracisë dhe lirisë dhe gjithçka për të cilën këta njerëz vdiqën, nëse do të ketë një presidencë tjetër të Trump?” pyeti Amanpour.
Hanks, pa përmendur emrin e Trump, iu përgjigj pyetjes me një fjalim për “besimin” e tij në popullin amerikan dhe përpjekjen për të krijuar një “bashkim më të përsosur”. Aktori mbeti i sinqertë në përgjigjen e tij, duke shmangur plotësisht çdo polemikë të mundshme.