Çfarë ndodhi me çelikun e Kullave Binjake?
Sulmet e 11 shtatorit 2001 ishin katër sulme të koordinuara vetëvrasëse nga një grup i lidhur me Al-Kaedën për të sulmuar objektiva civile dhe ushtarake në Shtetet e Bashkuara, duke rezultuar në vdekjen e më shumë se 2 900 njerëzve.
Të larta, përkatësisht 417 m dhe 415 m, çdo ndërtesë kishte 110 kate dhe ishin të përbëra prej 250.000 ton çeliku. Në atë kohë ishin grataçelat më të larta në botë dhe zemra pulsuese e World Trade Center.
Në mëngjesin e së martës 11 shtator 2001, dy nga katër avionët u ”sulën” drejt Qendrës Botërore të Tregtisë, duke u përplasur me Kullat Binjake, duke shkaktuar shembjen e tyre.
Për shkak të mbeturinave dhe zjarreve kjo shkaktoi edhe shembjen e një prej ndërtesave pranë Kullave, WTC 7.
Sipas simulimeve të NIST, që është Instituti Kombëtar i Standardeve dhe Teknologjisë, dobësimi i çelikut shkaktoi kolapsin, ku zjarret prej impaktit arritën temperatura deri në 800-1000°C, shkruan faqja shkencore Geopop.it.
Çfarë ndodhi me çelikun e kullave binjake?
Sipas rindërtimeve të NIST, kur avioni preu kolonat, pesha u rishpërnda në strukturën që mbeti e paprekur.
Në këtë pikë – përsëri sipas NIST – kullat do të kishin mbetur në këmbë nëse temperaturat brenda ndërtesës nuk do të ishin rritur.
Temperaturat e larta depërtuan shumë shpejt mes kateve edhe si pasojë e xhamave të thyer dhe hapësirave depërtuese të krijuara nga përplasja.
Pra mund të themi që çeliku në temperatura të larta humb efikasitetin dhe për pasojë katet e poshtme nuk mundën të mbanin peshën e mësipërme.
I pari që do të humbiste rezistencën do të kishte qenë çeliku i dyshemeve të kateve të goditjes. Në thelb, kjo zonë humbi aftësinë e saj për të mbështetur çdo ngarkesë dhe u shemb.