Çfarë ndodhi me ‘filoqylin’? Fifi bën deklaratën e fortë për vëllezërit Veshaj: Përgatituni për gjyqin

30 prill 2022 | 13:04

Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, i ka lënë të gjithë pa fjalë mbrëmë me një reagim që ka bërë në rrjetet sociale, pas emisionit “Mër lër të flas” të Donald dhe Romeo Veshajt.
Për ata që nuk kanë ndjekur puntatën e parë të emisionit të binjakëve, në një nga skeçet e Donaldit me Mozzik brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ai i tregoi reperit të njohur dhe vendin ku u rrëzua Fifi.

“Këtu u rrëzua Fifi”, thotë aktori i njohur teksa në dysheme shihen disa numra që vendosen nga policia në skena filmi dhe Donaldi që vendos një shkurre ose tufë me gjete(sepse nuk ishin lule) në vendin në fjalë).

E pikërisht kjo nuk është pritur aspak mirë nga këngëtarja, e cila nuk ka vonuar me reagimin e saj. Fifi ka publikuar një video në “Instastory” ku shprehet se ata i kanë rikujtuar një skenë që ka refuzuat ta shohë dhe madje i kërcënon edhe me gjyq.

“Sapo më erdhi një lajm dhe unë mundem të shoh diçka që kam refuzuar ta shoh prej momentit që kam dalë nga “Big Brother” për arsye që gjithë e dinë pse kam dalë. Kam refuzuar ta shoh si skenë. Dhe unë nëse e shoh sot atë lule në tokë që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po u them përgatituni me gjyqin“.-shprehej këngëtarja.

Megjithatë, më pas duket se është penduar pasi e ka fshirë videon, ndonëse shumë vonë pasi tashmë është kudo në rrjet.

Ndërkohë kujtojmë , Fifi dhe Donaldi krijuan një raport shumë të bukur në javët që kaluan së bashku në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në nisje të formatit, në një bisedë me disa banorë të tjerë, ata zbuluan se të dy e duan shumë shiun. Me pas patën diskutuar që të bënin një tatuazh “filoqyl” që e përdornin bashkë si një lutje për qielli që të binte shi.
Me të dalë nga formati, Fifi e realizoi menjëherë këtë tatuazh e disa javë më vonë e realizoi edhe Donaldi teksa ishte ende në “Big Brother VIP”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për futbollistin e famshëm, Cristiano Ronaldo, kjo ka qenë një…