Çfarë ndodhi me këngëtaren? Fjolla Morina poston pamjet nga spitali

14 maj 2022 | 14:45

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka qenë mjaft e komentuar kohët e fundit, pasi u dyshua se ishte arrestuar sërish. Por përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo i hodhi poshtë këto thashetheme.

Madje ajo iu kundërvu portaleve që spekuluan për të dhe përmes postimit u duk sikur vendosi ‘pikat mbi i’ lidhur me këtë çështje. Mirëpo, përpos jetës publike, duhet të kuptojmë se dhe personazhet publikë kanë jetën e tyre personale që herë zgjedhin ta tregojnë e herë jo.

Ditën e djeshme, Fjolla ka zbuluar se ndodhej në spital. Në videot e publikuara në “Instastory”, ajo shfaqej me serum të vendosur në krah, teksa vajzat e saj e vogël i qëndron te koka duke e masazhuar.

Këngëtarja ka vendosur që të mos tregojë se çfarë kishte, por ne urojmë që ajo mos të ketë asgjë serioze.

Nga ana tjetër kujtojmë se vetëm pak pas ndarjes nga Fisnik Syla, Fjolla ka publikuar së fundmi në rrjetin e saj social “Instagram” disa fotografi dhe ka nxitur menjëherë dyshimet tek fansat e saj se mund të ketë nisur një romancë të re dashurie.

Këngëtarja ka publikuar disa poza ku shfaqet në bagazhin e një makine, pranë një tufë me trëndafila në formë zemre dhe disa tullumbace po ashtu në formë zemre. Në mbishkrimin e fotove, bukuroshja vendosi një emoji zemre, duke mos treguar më shumë detaje se kush ia ka bërë dhuratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
- jetëpërshkrim i shkurtër për një idealist të madh -…